Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë nisur drejt kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, atje ku do të bëhen bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, në shënimin e 110-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.
Në lidhje më këtë, Kuvendi i Kosovës paraprakisht ka njoftuar se nesër do të ketë mbledhje të përbashkët në mes dy kuvendeve.
Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.