Profesori amerikan: Serbia nuk duhet privilegjuar më, BE të vendosë në mënyrë unanime për çështjen e Kosovës

Profesori amerikan: Serbia nuk duhet privilegjuar më, BE të vendosë në mënyrë unanime për çështjen e Kosovës

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington beson se Bashkimi Evropian duhet të vendosë në mënyrë unanime për çështjen e Kosovës dhe në këtë mënyrë, bashkë me Shtetet e Bashkuara, të fitojë ndikim në krijimin e stabilitetit në Ballkan.

“Unë në fakt besoj se i gjithë ky konfuzion nuk është edhe aq i komplikuar. Ne nuk kemi pasur mundësi të mbyllim çështjen e Kosovës, dhe kjo gjë lidhet natyrisht me Serbinë, dhe Serbia më pas lidhet përveçse me Kosovën edhe me Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Kroacinë. Kjo gjë lidhet edhe me vetë zhvillimin politik në Serbi. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi lidhet me zhvillimin e saj demokratik, që është duke bërë kthim mbrapa. Dhe krejt kjo lidhet me mungesë të ndikimit. Mungesa e ndikimit që kemi në Kosovë, ka të bëjë me atë pse çështja e Kosovës është ende e hapurndikim në krijimin e stabilitetit në Ballkan”, shprehet Joseph.

Ai beson se Perëndimi duhet t’i japë fund qasjes privilegjuese që ka ndaj Serbisë, për shkak të qëndrimit që ka kjo e fundit ndaj Kosovës.

“Serbia nuk e ka njohur Kosovën, andaj edhe çështja e Kosovës ka mbetur pezull, ashtu sikurse edhe e Serbisë. Serbia nuk ka qenë në gjendje të ecë përpara. Në vend që të ecë përpara, është duke bërë kthim mbrapa. Udhëhëqësia e drejtuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq është duke bërë kthim mbrapa. Dhe nuk jam vetëm unë që po e them këtë. Kështu po thonë edhe akademikë dhe aktivistë serbë. Dhe krejt kjo ka të bëjë me mungesën tonë të ndikimit. Problemi është se ne nuk jemi të bashkuar sa i përket çështjes së Kosovës. Për shkak të këtyre ndasive, për shkak të këtyre pesë shteteve të BE-së që nuk njohin Kosovën, kjo i bie që ato pesë vende kanë pozicionin e njëjtë sikurse ai i Serbisë. I bie se ato kanë pozicionin e njëjtë me të Rusisë dhe Kinës. Kjo i bie që ne jemi të penguar. Nëse pesë shtete të BE-së kanë të njëjtin pozicion sikurse Serbia, Rusia dhe Kina, kjo i bie që Serbia nuk është stimuluar për ta njohur Kosovën, sepse Kosova është e bllokuar nga Rusia dhe Kina”, tha ai.

Ai po ashtu propozon miratimin e dy parimeve nga blloku evropian dhe NATO-ja, përmes së cilave ndalet agresioni politik dhe shmangen ndryshimet territoriale.

Tutje, profesori amerikan ka folur edhe për ndryshimet territoreve në ballkan.

Sipas tij, Uashingtoni dhe Brukseli kanë hequr dorë nga shkëmbimi i territoreve, por kjo temë nuk ka hequr dorë nga këto dy vende

Po, kjo është zgjidhja ime. Uashingtoni dhe Brukseli patën thënë se heqim dorë nga tema e shkëmbimit të territoreve. Por muajin e kaluar papritur u prezantua “bomba sllovene” për ndryshime territoriale. Koncepti i njëjtë. Kthehemi prapë te mungesa e ndikimit. Përgjigjja për këtë çështje në teori mund të zgjidhet shpejt. Nëse pesë vendet e BE-së, Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qiproja do ta njihnin shtetësinë e Kosovës, ky problem do të zgjidhej menjëherë dhe situata në mes të Kosovës dhe Serbisë do të stabilizohej. Mirëpo e dimë që këto pesë shtete nuk do ta njohin shtetësinë e Kosovës për shkak të problemeve të tyre të brendshme, siç është Katalonja në Spanjë”, shtoi ai.

Sipas tij, SHBA-ja duhet të krijojnë një pozicion unanim që zbatohet për Kosovën, Serbinë dhe pjesën tjetër të rajonit

Related Articles