Një aksident ka ndodhur të premten rreth orës 16:00 në rrugën Fahri Fazliu, ku një veturë ka goditur një këmbësor në Prishtinë.
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ak thënë se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
“Dje rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor. Sipas një video të publikuar në faqes “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”, shihet këmbësori i cili duke kaluar në vijat e bardha për këmbësor (zebra), goditet nga një veturë në lëvizje”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkaq, sipas një video të publikuar në faqes “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”, shihet këmbësori i cili duke kaluar në vijat e bardha për këmbësor (zebra), goditet nga një veturë në lëvizje.