Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas intervistës së kryeministrit Albin Kurti për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemenie Zeitung.
Ky reagim i Haradinaj-Stubllas ka ardhur pasi gazetari që ka intervistuar Kurtin, Michael Martens, ka nxjerrë disa pjesëza të deklarimeve të Kurtit para se ta publikojë intervistën e plotë.
Ajo ka thënë se nëse deklarata s’është nxjerrë nga konteksti atëherë është skandaloze që të thuhet një gjë e tillë në mediat ndërkombëtare.
“Kjo deklarate nese nuk eshte nxjerre nga konteksti nga gazetari (si jo rralle ne te kaluaren) eshte skandaloze per tu thene per nje medium ndërkombëtar”, ka shkruar ajo për citatin e shkëputur se “ambasadori amerikan ka informacione më shumë rreth situatës në Veri”.
Kjo deklarate nese nuk eshte nxjerre nga konteksti nga gazetari (si jo rralle ne te kaluaren) eshte skandaloze per tu thene per nje medium nderkombetar. https://t.co/iRwCqyCZv3— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) November 26, 2022