Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, për mbledhjene parë të përbashkët nga të dyja Kuvendeve, asat të Shqipërisë dhe Kosovës e ka cilësuar si mundësi për korrigjimin e historisë së padrejtë kundër shqiptarëve.
Tutje Lushtaku këtë ditë simbolike e ka quajtur si ditë madhështore dhe historike, shkruan Gazeta Enigma.
”Mbledhja e parë e përbashkët e të dy Kuvendeve, atij të Shqipërisë dhe Kosovës , le të shënohet si mundësi e parë për korrigjim të historisë së padrejtë kundër shqiptarëve”, ka shkruar Lushtaku.
‘Sipas tij ”kjo ditë edhe pse duket simbolike, nga përmbajtja është madhështore dhe historike”.
”Gjithashtu, në këtë ditë të veçantë për kombin tonë nuk guxojmë të harrojmë sakrificën e dëshmorëve, invalidëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa të cilën sakrificë nuk do të mund të vinim lirshëm dhe të kuvendonim së bashku. Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar!”, ka përfunduar ai.