Një 16-vjeçar nga Komuna e Junikut ka vdekur mbrëmë rreth orës 19:40, njoftoi Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës, kurse me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML. Rasti është iniciuar si Hetim mbi vdekjen”, tha Fadil Gashi nga Policia.