Kurti flet për daljen publike të UÇK-së, asnjë fjalë për udhëheqësit në Hagë

Kurti flet për daljen publike të UÇK-së, asnjë fjalë për udhëheqësit në Hagë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij para deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë, në mbledhjen e përbashkët mes dy vendeve, mes tjerash, foli për daljen e parë publike të UÇK-së.

Ai tha se sot është 25-vjetori i daljes së kësaj ushtrie në publik, megjithëse nuk foli edhe për krerët e UÇK-së në Hagë.

Teksa foli për ish-deputetët Rexhep Selimi e Daut Haradinaj që shënjuan daljen e UÇK-së në Llaushë të Skenderajt, shefi i qeverisë kosovare në fjalimin e tij nuk hasi ndonjë fjalë që për qëllim ka përmendjen e luftës dhe heroizmin e krerëve të tjerë që po vazhdojnë të mbahen në burgun e Hagës.

Për dallim nga ai, deputetë të tjerë si nga Kosova dhe Shqipëria, pikasën krerët e UÇK-së duke thënë se ata po mbahen padrejtësisht në Hagë me akuza të pabaza.

Related Articles