Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, si shumë politikanë të tjerë, edhe kësaj radhe ka shkruar një shkrim në rrjetin e tij social ‘Facebook’, natyrisht me gabime thelbësore.
Teksa, e ka bashkëngjitur një fotografi nga Kuvendi i Shqipërisë, ai shkroi gabimisht emrin e ‘Shqipërisë’.
“Nga Parlamenti i Shqipëris , urime 28 Nëntori!”, ka shkruar ligjvënësi i pushtetit, teksa ende nuk e ka përmirësuar gabimin e tij.