Sot varroset 16-vjeçari që vdiq në bjeshkët e Junikut (FOTO)

Sot varroset 16-vjeçari që vdiq në bjeshkët e Junikut (FOTO)

16-vjeçari Dilon Ramqaj, i cili vdiq mbrëmë në bjeshkët e Junikut, do të varroset sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Studenicë.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka treguar se viktima është gjetur në Gropën e Erenikut që ndodhet në bjeshkët e Junikut.

Ende nuk dihet shkaqet për vdekjen e tij.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML. Rasti është iniciuar si Hetim mbi vdekjen”, tha Gashi.

Related Articles