EULEX-i ka prezantuar raportin për ndikimin e COVID-19 në sundimin e ligjit në Kosovë.
Shefi i misionit EULEX-it Lars Gunnar Wigemark, ka lavdëruar institucionet gjyqësore në vend që kanë arritur që të menaxhojnë mirë me pandeminë.
Mirëpo ai u shpreh i shqetësuar me rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje, sidomos gjatë kohës kur vendi po përballet me pandeminë, raporton EO.
“Kur kam arritur në Kosovë nuk do të më kishte shkuar ndër mend se sot do të prezantojë para juve ndikimet e pandemisë në sistemin gjyqësor në Kosovë. Shtrirja e pandeminë na ka befasuar të gjithëve, por jam i befasuar se si institucionet e Kosovës janë ambientuar dhe me këtë situatë duke e trajtuar pandeminë me seriozitet”.
“Motoja jonë ka qenë për shumë vite ‘partneriteti për drejtësi’ ky raport synon ndihmën për gjetjen e disa prej sfidave të paraqitura për shkak të pandemisë. Jam i lumtur që EULEX-i ka qenë krah për krah me juve. Ky raport fokusohet në fushat e sundimit të ligjit. Fushëveprimi i këtij raporti është fokusuat në çështjet kryesore kundër pandemisë dhe të ngjarjeve të ngjashme që mund të paraqiten në botën e ndërlikuar sot”.
“Rritja e numrit të rasteve të dhunës është problem i madh veçanërisht gjatë kohës së mbylljes. Planifikojmë të bëjmë një analizë të detajuar”.
Nita Shala zëvendësministre e Drejtësisë, tha se rekomandimet e dhëna në raport janë konkretet dhe të zbatueshme, madje ajo ka falënderuar EULEX-in për ndihmën e vazhdueshme.
“Pandemia Covid-19 shkaktoi krizë për të gjithë qytetarët dhe shfaqi nevojën e domosdoshme për garantimin e të drejtave të njerëzve. Institucionet u gjenden para një rrethane që veprimet duhet të merreshim ne urgjencë. Kontrolli i pandemisë është prioritet i qeverisë. Garantimi i ligjit është synim i yni. Shpreh vlerësim për ketë raport që vjen në kohë të duhur me rekomandime të zbatueshme dhe konkrete”.
“Vlerësoj iniciativën e Wigemark që dhuna në familje të përfshihet në raportin e radhës. Faleminderit për ndihmën e çmueshme në këtë fushë të rëndësishme në sundimin e ligjit”.
Shefi i njësisë monitoruese në EULEX, Hubert Van Eck Koster, tha se masat e marra nga institucionet duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtim, raporton EO.
“Pandemia ka pasur ndikim të thellë në rend dhe ligj që është dashur që të përshtaten e drejta për jetë dhe drejtësi. Kjo është bërë duke nxjerrë dekrete. Autoritetet gjyqësore tani ballafaqohen me pengesën që të bëjnë gjykime publike përderisa ruajnë shëndetin”.
“EULEX ka vlerësuar masat më relevante në bazë të të cilave shumë rekomandime janë nxjerre. Gjetja kryesor ka të bëjë me procedimin e rasteve urgjente. Rastet në rrezik të skadimit të afatit të parashkrimit. Gjetja e dytë ka të bëjë me publicitetin e seancave për të siguruar të drejtën për shëndet dhe duke zvogëluar numrin e të pranishmëve në seancë, pra pati numër të kufizuar”.
“Ne vlerësojmë që kjo të vazhdojë dhe të përdoren edhe video lidhje për medie e publik. Të ketë distancim social dhe të barten maskat por që nëpër gjykata nuk u zbatuan as nga vet personeli i gjykatës, nuk ka pasur shenja që tregojnë se si duhet të respektohen masat e pandemisë”.