Princ Leka ka uruar të gjithë shqiptarët për festat e Nëntorit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Princi shprehet se sot duhet të jemi më të bashkuar dhe në harmoni me njëri-tjetrin “në shërbim të interesit kombëtar e të çdo shqiptari në të gjitha trojet e tyre e kudo ku ata gjenden.”
Postimi i tij i plotë:
Të dashur motra dhe vellezër,
Ju uroj, gëzuar përvjetorin e pavarësisë, këtë ditë ku sejcili prej nesh, përulet me nderimet më të madha përpara flamurit tonë dhe përpara atyre që bënë të pamundurën që Shqipëria të jetë një vend i pavarur.
Përpara 110-vitesh, gjashtë Fuqitë e Mëdha europiane diskutonin nëse shqiptarët do të kishin një shtet të tyrin dhe, nëse po, sa pak apo sa shumë territore dhe popullsi shqiptare do të flijoheshin për hir të ekuilibrave diplomatikë ndërkombëtarë.
Pas një jave, më 6 dhjetor, shteti shqiptar do të presë dhe bujtë krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Europian dhe të 5 vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kontrasti nuk mund të ishte më elokuent dhe krenaria e bashkëkombasve të mi nuk mund të ishte më e madhe dhe legjitime.