Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga të hënën pasi Policia e Kosovës i arrestoi ata nën dyshimin për vjedhje të rëndë.
“Rasti ka ndodhë në Janjevë, saktësisht në një punëtori, ku të vjedhura janë raportuar gjësende që arrijnë vlerën rreth 150000 euro: pjesë të makinave për përpunimin e plastikës, mjete të ndryshme të punës, 10 kallëp të metalit për përpunimin e plastikës, 8 ngrohëse që shërbejnë për shkrirjen e plastikës, 5 pompa të ujit, 1 trafo e rrymës/furnizues për makinën e shkrirjes së plastikës të cilat janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë” – thuhet në njoftim.
“Sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë e cila është raportuar me datën 27.11.2022.
Rasti ka ndodhë në Janjevë, saktësisht në një objekt (punëtori), ku të vjedhura janë raportuar gjësende që arrijnë vlerën rreth 150000 euro:
– pjesë të makinave për përpunimin e plastikës,
-mjete të ndryshme të punës,
-10 kallëp të metalit për përpunimin e plastikës,
-8 nxemse që shërbejnë për shkrirjen e plastikës,
-5 pompa uji ,
-1 trafo e rrymës/ furnizues për makinën e shkrirjes së plastikës etj, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë.
Tre nga personat e arrestuar, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit me vendim të prokurorit, i kanë dorëzuar gjësendet e sekuestruara, pronarit legjitim”, bën të ditur policia.