Si reagoi Cristiano Ronaldo kur FIFA shënoi që Bruno Fernandes ka dhënë gol?

Si reagoi Cristiano Ronaldo kur FIFA shënoi që Bruno Fernandes ka dhënë gol?

Cristiano e festoi golin duke u hedhur në ajër derisa ka bërtitur “Sim”.

Cristiano Ronaldo mendoi që shënoi një gol me kokë, të parin, në fitoren e Portugalisë prej 2-0 kundër Uruguait në Botërorin e FIFA-së në katar.

E po, dukej kështu, fillimisht, derisa FIFA shënoi se goli u shënua nga Bruno Fernandes, pasi që Ronaldo nuk e kishte prekur topin.

Cristiano festoi për golin në mënyrën e tij, madje bërtiti fjalën “Sim”, ku synon ta barazoi Eusebion me gola të shënuar në Botëror.

CR7 u zëvendësua në minutën e 82-të ku mori lajmin që FIFA ia kishte shënuar golin ish shokut të tij të skuadrës të Manchester United.

Ronaldo bëri një fytyrë zhgënjimi para se ta largonte atë dhe të bënte tifo për skuadrën e tij.

Cristiano Ronaldo mund ta bëjë historinë

Kur Fernandez shënoi gilin e tij të dytë në ndeshje, një penallti në minutat e fundit, Ronaldo festoi me shokët e tij të skuadrës.

Ronaldo do të luan edhe një ndeshje në fazën e grupeve dhe pastaj do të luajë në 1/8-ën e finales dhe aty mund ta kaloi golashënuesin legjendar të Portugalisë, Eusebio.

Pritet që CR7 të shënoi gola në ndeshjen kundër Koresë së Jugut, e cila humbi me rezultat 2-3 nga Gana gjatë ditës së djeshme. 

Related Articles