Senegali ka arritur të mposhtë Ekuadorin me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve, duke siguruar një vend në mesin e 16-të më të mirave.
Senegalezët e dinin se iu duhej fitorja dhe e nisën në sulm këtë përballje, duke krijuar më shumë raste.
Idrissa Gueye provoi i pari në minutën e tretë, ndërsa pas pesë minutash rast të mirë kishte edhe Boulaye Dia, por të dy nuk ishin të saktë.
Në minutën e 42-të, Senegali fitoi penallti, kur Ismaila Sarr u rrëzua në zonë nga Piero Hincapie.
Sarr mori për sipër për të gjuajë penallti dhe ishte i saktë për 1-0.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Ekuadorin, që tentonte të barazonte rezultatin.
Këtë gjë e arriti në minutën e 68-të, kur Moises Caicedo shënoi për 1-1.
Por vetëm pas dy minutash kapiteni i Senegalit, Kaulidou Koulibaly shënoi për 2-1.
Në minutën e 83-të, Boulaye Dia, ka mundur të mbyll ndeshjen, por nuk ishte i saktë nga një pozitë e mirë.
Në fund Senegali arriti të fitojë dhe të shkojë në kuotën e gjashtë pikëve, duke u bërë kombëtarja e parë nga Afrika që siguron një vend në mesin e 16-të më të mirave.