Ish-këshilltari i Thaçit: Kur Specialja u fikësohet dëshmitarëve të mbrojtjes, tregon se ka diçka për t’u fshehur

Ish-këshilltari i Thaçit: Kur Specialja u fikësohet dëshmitarëve të mbrojtjes, tregon se ka diçka për t’u fshehur

Nëntë diplomatët e njohur që pritet të dëshmojnë pro ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dëshminë e tyre nuk do të mund ta japin menjëherë.

Edhe pse në moshë të shtyrë e me probleme shëndetësore, Gjykata Speciale e ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Thaçit që këta diplomatë të dëshmojnë menjëherë, pasi që ka rrezik të vdesin.

Ndaj këtij vendimi të Speciales ka reaguar ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami.

Ai ka shkruar në “Facebook” kur Gjykata Speciale i fikësohet dëshmitarëve të mbrojtjes, tregon se ka diçka për t’u fshehur.

“Kur Gjyjata Speciale i fikësohet dëshmitarëve të mbrojtjes, tregon se ka diçka për t’u fshehur. Tribunali i Hagës gjeneralin Clark e ka pranuar si dëshmitar kundër Millosheviçit. Derisa, Gjykata Speciale nuk e pranon gjeneralin Clark të dëshmojë për pastërtinë e luftës sonë dhe për koordinimin e UÇK-së me NATO’n. E tmerrshme!”, ka shkruar Behrami.

Related Articles