Vjen reagimi i ambasadorit gjerman për vizat: Më në fund

Vjen reagimi i ambasadorit gjerman për vizat: Më në fund
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka mirëpritur vendimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën.

Rohde në një postim në Twitter, ka shkruar se një vendim i vonuar për të cilin Gjermania ka punuar shumë.

“Më në fund, një vendim i vonuar për të cilin Gjermania ka punuar shumë!”, ka shkruar Rohde.

Ndryshe presidenca e Bashkimit Evropian e cila kryesohet nga Çekia e ka mirëpritur pajtueshmërinë e arritur mes ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Njoftimi:

Related Articles