Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj deklarimit të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit ka bërë përpjekje me i dhënë vetës merita për liberalizimin e vizave.
Çitaku ka shtuar se, Kurti ka thënë të pavërteta të mëdha duke justifikuar kështu edhe vonesat e BE-së për liberalizimin e vizave.
Tutje, nënkryetarja e PDK-së ka thënë se, kontributi i Kurtit në këtë proces, fillon dhe përfundon me gazin lotsjellës në parlament.
Postimi i plotë:
Kryeministri në një status të gjatë në facebook duke bërë përpjekje me ia dhanë vetes meritat për liberalizimin e vizave (në vitin 2024), paska thënë të pavërteta të mëdha, duke justifikuar kështu edhe vonesat e BE për liberalizimin e vizave.
Kryeministër, kriteret Kosova i ka përmbushur moti. Siç shpresoja ta kishit kuptuar së paku javën e kaluar kur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u hoq nga agjenda, vonesat për Kosovën, së paku nga viti 2018 janë të pajustifikueshme dhe të natyrës politike.
E sa për kontributin tuaj në këtë proces, ai fillon dhe përfundon me gazin lozësjellës në Parlament.