Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vrasjes makabre që po dyshohet se ndodhi sonte në QKUK, pranë klinimës së Gjinekologjisë.
Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur këtë akt të tmerrshëm, duke shtuar se ashtu si edhe aktet tjera jo shumë të largëta kundër grave, duhet dënuar dhe stopuar sa më parë.
“Vrasja e tmerrshme që ndodhi sonte në oborrin e QKUK-së na ka tronditur tej mase të gjithëve. Ky akt i tmerrshëm, ashtu si edhe aktet tjera jo shumë të largëta, kundër grave, duhet dënuar dhe duhet stopuar sa më parë, me të gjitha mjetet! Ndaj dhimbjen dhe tronditjen me familjen dhe gjithë qytetarët e Kosovës. “, ka shkruar Hoxhaj.
Tutje, ai ka thënë se institucionet dhe organet përgjegjëse duhet sa më parë të merren me trajtimin e rastit dhe dënimin e aktit të shëmtuar.
“Por, mbi të gjitha, duhet të ngritemi dhe vetëdijësohemi si shoqëri dhe institucione që të stopojmë dhunën ndaj gruas. Kosova është e sigurt kur gratë jetojnë të sigurta në të!”, ka vazhduar reagimin e tij në Facebook.