Kërkohet dorëheqja e ministres Haxhiu

Kërkohet dorëheqja e ministres Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi ka thënë se dorëheqja e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit të moral të kësaj qeverie, pas vrasjes së një shtatzëne në hapësirën e QKUK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi ka thënë se kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike.

“Dorëheqje e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie. Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike”, ka shkruar Bytyqi.

Related Articles