Policia e Kosovës tashmë ka arritur te shtëpia e familjes së gruas së vrarë.
Detaje të reja vazhdojnë të dalin lidhur me rastin tragjik që ndodhi sot në repartin e Gjinekologjisë, ku u vra një grua në javën e 41 të shtatzënisë.
Disa prej familjarëve kanë treguar se dorasi e kishte vizituar shtëpinë e viktimës edhe në një rast tjetër, por që kishte ndërhyrë policia.
“Njëherë dorasi e ka vizituar shtëpinë e viktimës, por ka intervenuar policia. Në momentin e arrestimit, atëbotë i ishte gjetur edhe një armë, teksa kishte qenë në paraburgim për 48 orë”, tha ndër të tjerash ky familjar për Nacionalen.