Vrasja e 35 vjeçares, Kica-Xhelili: Përgjegjësia mbi ministrinë e drejtësisë, apo prapë faji te 20 vitet?

Vrasja e 35 vjeçares, Kica-Xhelili: Përgjegjësia mbi ministrinë e drejtësisë, apo prapë faji te 20 vitet?

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj qeverisë lidhur me vrasjen e 35 vjeçares shtatzënë nga ish bashkëshorti.

Ajo ka thënë se nuk ka pajisje elektronikë që e monitorojnë lëvizjen e personave të ndaluar dhe se pavarësisht lavdërimeve të buxhetit, ato nuk janë siguruar.

Ajo ka thënë se përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Drejtësisë dhe ka pyetur nëse qeveria sërish do të thotë që faji është te 20 vitet.

Postimi i saj i plotë:

A e dini që ne nuk kemi paisje elektronike (byzylyk) që do ta monitoronin lëvizjen e secilit person të ndaluar?

Sot urdhërmbrojtja i thotë dhunuesit “Mos iu afro viktimës”. Kaq! Askush e asgjë nuk e monitoron dhunuesin më pas.

A e dini se qe 2 vite lavdërim për buxhetin më të lartë ndonjëherë, këto paisje nuk janë siguruar?

A e dini se kjo është përgjegjësi bie mbi Ministrinë e Drejtësisë?

Ku do të kërkoni përgjegjësi për këtë? Te kush? Çka ka qenë më urgjente se kjo?

E kemi adresuar këtë shqetësim në Komision për Legjislacion. Mos thuani që nuk e keni ditur. Mos thuani pse nuk është cekur.

Apo prapë faji është te 20 vitet?

Edhe sa?

Related Articles