FC Ferizaj ka filluar me ndryshime në skuadër për sezonen pranverore.
Skuadra nga Ferizaj e ka pasur një sezon vjeshtor kastrofik duke i shënuar vetëm dy fitore nga 18 ndeshje duke i humbur 9 dhe barazuar në 7 prej tyre.
Ferizaj pozicionohet në vendin e fundit me 13 pikë, vend që e dërgon në sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë, ligë nga e cila u inkuadrua në Superligë në vitin e kaluar, raporton Gazeta Enigma.
Mbrojtësi i majtë, Gentian Emini është larguar nga skuadra e Ferizajt, për shkak të minutazhës së vogël te kjo skuadër.
E njëjta arsye është edhe për sulmuesin Gëzim Rusi i cili tani është lojtar i lirë.
Rusi nuk kishte minuta të dëshiruar në sezonin vjeshtor te Ferizaj dhe është larguar nga kjo skuadër.
FC Ferizaj ka njoftuar se largimi i të dy futbollistëve është bërë me marrëveshje të dyanshme./GAZETA ENIGMA/