Ministria e Shëndetësisë e ka konfirmuar për Express se mbrëmë Kosova është furnizuar edhe me 3 mijë e 510 vaksina Pfizer.
Ndonëse një informatë e tillë nuk është bërë e ditur dje nga kjo ministri, për gazetën është thënë se këto vaksina janë nga Bashkimi Evropian.
“Divizioni i Komunikimit me Publikun MSh ju konfirmon se MSh ka pranuar mbrëmë kontingjentin e radhës prej 3,510 vaksinave te Pfizer, pjesë e asistencës së BE për Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19”, është thënë nga MSH.
Përndryshe, Kosova mëherët është furnizuar edhe me 4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer nga BE, nga gjithsej 95 mijë doza që janë premtuar për vendin