Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se vrasja e 35-vjeçares shtatzënë bie edhe në përgjegjësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Deputeti Lushtaku sot në Komisionin ku po shqyrtohet Projektligji për Zyrtarët Publik dhe ai për Pagat, e ku po merr pjesë ministri Xhelal Sveçla, tha se kanë shpresuar në dorëheqjen e tij morale për vrasjen që ka ndodhur të mërkurën në hapësirat e QKUK-së.
“Shpresa jonë ishte që ju ministër Sveçla të jepni dorëheqje nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme”, theksoi Lushtaku.
Ai akuzoi Sveçlën edhe për ikjen e shumë qytetarëve nga vendi dhe rritjen e rasteve të dhunës në familje.
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla iu përgjigj se nuk është e drejtë me keqpërdorë sot tragjedinë familjare e shoqërore në kuvend. /kp/