vicra ka mposhtur serbinë me rezultat 3-2 në një ndeshje spektakolare.
Kosovari Xherdan Shaqiri hapi serinë e golave në minutën e 20-të, derisa edhe Breel Embolo dhe Remo Freuler shënuan për helvetikët.
Por ka qenë një ndeshje spektakolare e dominuar nga Zvicra dhe serbët që gjatë tërë kohës kanë tentuar t’i provokojnë djemtë tanë.
Megjithatë në dy raste Granit Xhaka si një lider i vërtetë ia ka treguar vendin serbëve.
Njëherë gjatë minutës së 65-të, e pastaj edhe në fund të ndeshjes.
Ishte një zënkë në 16 metërshin e serbëve me Breel Embolon, derisa Graniti shkoi për të treguar se është një kapiten dhe lider i Zvicrës.
Xhaka kërkoi të qëroi hesapet me serbët duke mos ia ditur frikën në asnjë moment.
Përkundër intervenimit nga gjyqtari Graniti pati hesape për të qëruar edhe me numrin nëntë të serbëve, ku u ndëshkua nga gjyqtari.
Gjithsesi Xhaka në asnjë moment nuk i ndalonte sharjet në drejtim të atyre dhe atë në gjuhën e ëmbël shqipe. Çfarë Graniti, çfarë lideri.