Granit Xhaka dje dhuroi spektakël me paraqitje brilante për Zvicrën në fitoren 3:2 ndaj Serbisë në Kupën e Botës.
Ylli i Arsenalit u shpall më pas edhe lojtari i ndeshjes.
Në fund të takimit, ai veshi fanellën e Ardon Jasharit, një tjetër futbollisti shqiptar që luan për Zvicrën.
Mediumi i Vuçiqit, Kurir, e ka quajtur këtë gjest si provokim dhe aludon se këtë e bëri për Adem Jasharin.
Në titullin e vendosur nga ta, kishte gjuhë totalisht antishqiptare, madje mediumi serb e quan “terrorist” Adem Jasharin.
“Xhaka festoi fitoren kundër Serbisë me fanellën e Jasharit: Provokimi më i keq i mundshëm i popullit tonë dhe kujtim i udhëheqësit terrorist të UÇK-së!”, thuhej në titullin e mediumit serb, Kurir.