Kushtet ekonomike gjatë këtij viti në Kosovë janë rënduar pas rritjes së çmimeve dhe shkallës së inflacionit.
Edhe në këtë situatë, mijëra qytetarë dhe familje duhet të përballen vetëm me ndihmën e asistencës sociale, raporton T7.
Sipas një raporti të Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë muajit tetor nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar afro 24 mijë familje, me rreth 94.000 anëtarë.
Shuma që marrin është 70 euro, nëse është vetëm një person në familje gëzon asistencën.
Numrin e familjeve që marrin asistencë sociale po e konsideron të lartë Fjolla Smaili-Azemi, nga Oda e Afarizmit të Kosovës.
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skenderi, shton se asistencë sociale po marrin edhe të rinj që kanë përfunduar nivelin Master në shkollim.
Qyteti me numrin më të madh të familjeve që marrin asistencë sociale është Mitrovica, me mbi 2.200 familje.
VIDEO: