Janë afro 500 milionë euro që Kosova i harxhoi në import gjatë muajit tetor të vitit 2022.
Sikurse janë produkte të shumta, ato që importohen nga vende të ndryshme të botës.
E në mesin e tyre, produktet që importohen më së shumti janë ato minerale, të paktën gjatë muajit tetor, ku gjatë kësaj periudhe për to janë shpenzuar afro 82 milionë euro.
Këtë e bën të ditur një publikim i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Makineri të ndryshme, paisje mekanike dhe elektrike hynë në kategorinë e mallrave që janë në vendin e dytë si produktet më të importuara në vend.
Kurse, ushqime të përgaditura, pije dhe duhan gjatë tetorit janë importuar sasi në vlerën e 50 milionë eurove dhe përbëjnë kategorinë e mallrave që hyjnë në top treshen e produkteve që u importuan më së shumti.
Produktet minerale janë edhe ato që janë eksportuar më së shumti gjatë tetorit nga Kosova, ne vlere rreth 18 milionë.
E pas tyre, janë metalet bazë produktet që u eksportuan shumë në këtë periudhë, diku rreth 16 milionë.
Krahasuar statistikat e tetorit 2022 me muajin e njëjtë të një viti më parë, vërehet se shifrat e importit janë rritur dukshëm më shumë sesa ato të eksportit, të cilat në disa artikuj madje kanë shënuar rënie.
Lidhur me këtë, ekonomisti Shyqiri Bytyqi ka një analizë.
Vendi prej te cilit Kosova importoi më së shumti gjatë tetorit është Turqia.
VIDEO: