Kombëtarja e Kosovës në karate do ta marrë pjesë në Kampionatin Europian që mbahet nga 18 deri më 23 maj në Porec të Kroacisë më 14 karateistë.
Karateistët kosovar do të jenë në mesin e 513 garuesve në këtë Europian.
Albinot Selmani, Yll Cenaj, Elhami Shabani, Benjamin Shabani, Herolind Nishevci, Valdrin Rashiti, Argjend Berjani, Hatiqe Zejnullahu, Albulena Gërvalla, Adelina Rama, Diellza Sejdijaj, Foresa Orana, Festina Curri e Vlerona Shala përfaqësojnë Kosovën në Europian.
Kanë udhëtuar edhe dy drejtues, tre trajnerë dhe tre gjyqtarë.