Zvicra shënoi fitore në fushë ndaj Serbisë dhe kaloi në play-off të Kupës së Botës nga vendi i dytë.
Golin vendimtar ndaj serbëve e shënoi Remo Freuler.
Ky gol e mërziti gruan e tij Kristinën, e cila është me prejardhje serbe.
“Zemra ime rreh për dy kombe. Unë kam lindur në Zvicër dhe i dashuri im luan për kombëtaren e këtij vendi, por nuk i harroj kurrë rrënjët e mia”, kishte thënë Kristina kur ishte pyetur nëse do të përkrahte Zvicrën apo Serbinë në Botërorin e 2018-tës.
Christina dhe Remo u takuan në 2017. Atëherë mesfushori sapo kishte filluar të luante me Atalantën. Në vitin 2019 ata u martuan dhe në vitin 2021 lindi djali i tyre Romeo.