Shkon në 27 numri i të arrestuarve të grupit kriminal në Korçë

Shkon në 27 numri i të arrestuarve të grupit kriminal në Korçë

Ka shkuar në 27 numri i të arrestuarve në Korçë në kuadër të operacionit antidrogë “Knock Down 2”.

Ndërkohë në kërkim janë 8 persona.

Policia njofton se sot është arrestuar Gentan Koçoli, 39 vjeç banues në Durrës. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kjo është faza e dytë operacionit të koduar “Knock Down”, operacion për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës në këtë qytet.

Më herët, në fazën e parë të këtij operacioni të realizuar në muajin Prill të këtij viti në pranga përfunduan 25 persona.

Në kuadër të të dy fazave të operacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë.

Në një konferencë për shtyp, kreu u policisë së Korçës tha se gjatë të dyja fazave të operacionit janë sekuestruar “700 gramë kokainë e ndarë në doza; 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza; 100 gramë heroinë e ndarë në doza; një sasi metadoni dhe prekusori; 1 armë zjarri tip pistoletë me silenciator; 38 automjete; 30 aparate celular; 5 peshore elektronike; 1 radio policie; një sasi rreth 50 milionë lekë në euro, dollarë dhe paund; dokumente të ndryshme identifikimi të dyshuara të falsifikuara për shtetas të ndryshëm”. /abcnews.al

Related Articles