Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë nën asistimin edhe të Policisë së Kosovës, është duke zhvilluar një aksion kundër taksive ilegale në pika të ndryshme të kryeqytetit.
Përmes një komunikate për media, kjo drejtori njofton se taksitë ilegale po shkaktojnë probleme të mëdha në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet.
“Taksitë ilegale paraqesin edhe rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve të cilët shfrytëzojnë të njëjtit për qarkullim”, thuhet tutje në njoftimin e Drejtorisë së Inspekcionit në Prishtinë.