Kryetari Hyseni nuk lejon manipulimet me tenderë!

Kryetari Hyseni nuk lejon manipulimet me tenderë!

Kryetari Hyseni ndalon keqpërdorimet në Zyren e Prokurorimit!

Pas raportimeve nga mediumi online Gazeta “Enigma” në lidhje me keqpërdorimet e mundshme në Zyren e Prokurorimit, ka reaguar edhe i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Thirrja për tenderim në katër projektet kapitale nga Komuna e Gjilanit ishte parë me shumë parregullsi nga kompanitë konkurruese, derisa me reagimin e kryetarit Hyseni gjërat tashmë duket se kanë ndryshuar.

Zyrja e Prokurorimit ka vendosur ta shtyjë afatin e dorëzimit të ofertave, derisa ka larguar kriterin për ta pasur makinë gjysmërimorkio speciale për vendosje të bankinave përreth rrugëve, kriter ky i futur për herë të parë në shpalljet e tenderëve këtë vit nga Komuna e Gjilanit, me ç’rast dyshihet se është future nga kompanitë konkurrente.

Afati për kompanitë tenderuese është deri më datën 12 dhjetor, teksa tashmë është larguar kriteri i cili favorizonte kompanitë e caktuara.

Gazeta “Enigma” kishte raportuar më 25 Nëntor të këtij viti në lidhje me vendosjen e kritereve nga Zyrja e Prokurorimit për thirrjen që kishte bërë në lidhje me asfaltimin dhe ndërtimin e katër rrugëve.

Pas ankesave nga kompanitë tenderuese që të largohet ky kriter, Zyra e Prokurorimit kishte vendosur që ta largoj në vetëm njërin tender, ndërsa në tenderin tjetër jo, ndërkohë që filluan dyshimet se mund të ketë manipulime nga Zyra e Prokurorimit dhe një kompanie tenderuese.

LEXO gjithashtu edhe: Dyshime për manipulime me tendera nga Komuna e Gjilanit – Gazeta Enigma

Me këtë rast ishin ankuar disa nga kompanitë të cilat kishin konkurruar dhe më pas ishte larguar ky kriterium.

Sidoqoftë, Prokuroria e Shtetit besohet që do të vazhdojë hetimet në lidhje me këtë çështje.

Redaksia e Gazetës “Enigma” do të vazhdojë me hulumtime të tjera në lidhje me dhënien e tenderëve dhe rregullat e ndryshuara nga Zyra e Prokurorimit në Komunën e Gjilanit.

/Gazeta Enigma/



Related Articles