Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar raportin e Komisionit Evropian, ku ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi jepen vërejtje për mos-vënien e vizave ndaj qytetarëve të Kosovës.
Sipas saj, ky raport është skandaloz në shumë nivele.
“BE e paska kritikuar Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore pse nuk kanë regjim vizash me Kosovën, duke na futur kështu në një listë me Rusinë, Kubën etj. Për më tepër, një raport i tillë është në kundërshtim me vet qëllimet dhe misionin e Procesit të Berlinit”, shkroi ajo në Facebook.
Çitaku ka pasur edhe disa fjalë për ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
“MPJ e Kosovës duhet të ndërhyej urgjentisht, dhe të kërkojë përmirësimin e raportit në fjalë”, përfundoi ajo.