Nis takimi Kurti – Lajçak

Nis takimi Kurti – Lajçak

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në Prishtinë për t’u takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Takimi është paraparë të fillojë në orën 09:00.

Ndërsa, Lajçak gjatë të hënës së 5 dhjetorit ishte në Serbi, ku u takua me presidentin e serb, Aleksandër Vuçiq.

Ata kanë diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe problemet me të cilat po përballen serbët e Kosovës “për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”.

Kështu ka shkruar Vuçiq, më 5 dhjetor, në profilin e tij në Instagram, pas takimit që ka zhvilluar me Lajçakun në Beograd.

“E theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tonë. Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe kushteve më të mira, për jetën e të gjithëve qytetarëve”, ka shkruar presidenti serb.

Related Articles