Kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel, ka thënë në Tiranë, se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor do të jetë me e sigurt në BE.
Michel theksoi se është i emocinuar që për herë të parë do të mbahet një takim i till në një rajon të Ballkanit Perëndimor.
“Ky do të jetë një takim i rëndësishëm, një takim simbolik, është hera e parë që e mbajmë një samit të BE-së të Ballkanit këtu, në një vend të rajonit. Jam i bindur që e ardhmja e fëmijëve do të jetë më e sigurt dhe me e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së”, tha Michel.
“Është një moment i rëndësishëm dhe emocionues pasi për herë të parë në rajon kemi këtë takim të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Po e përsërisë jemi shumë të bindur që e ardhmja e Evropës do të jetë më e begatë me Ballkanin Perëndimor”.