Ish sulmuesi i Liverpool dhe Bayern Munchen vazhdon të jetë futbollisti kryesor në Botërorin e tij të katër për Zvicrën
Vetëm tre futbollistë kanë shënuar në fazën e grupeve të tre Botërorëve të fundit dhe ndoshta mund të dini cilët janë dy prej tyre. Ata, padyshim janë më të mirët e të gjitha kohëravem, natyrisht: Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Dy ikona, dy titanë.
Futbollisti i tretë? Ndoshta nuk është as ikonë dhe as titan. Ai ndoshta nuk i afrohet as afër Messit apo Ronaldos, megjithatë ka disa cilësi që e bëjnë si ata.
Pra, ka ardhur koha që t’i japim Xherdan Shaqirit lulet e tij. Ka ardhur koha ta njohim futbollistin tjetër të madh që e ndihmojë Zvicrën të matet më të mirët në Europë e Botë këto vite. Edhe pse 31 vjeçar, në Botërorin e tij të katër, Shaqiri ka qenë i rëndësishëm dhe ishte futbollisti kyç që ndihmoi ata për ta kaluar fazën e grupeve.
Ai do ta këtë saktësisht të njëjtën mundësi që këtë ta bëjë edhe këtë të martë kur vendi i tij do të luajë në 1/8-ën e finales kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos.
Shaqiri dhe Zvicra janë të nënvlerësuar në këtë takim, dhe të jem të sinqert, ata zakonisht janë çdo garë të tillë. Si futbollisti ashtu edhe skuadra anashkalohen, gjithmonë duke i vendosur ata në sediljet e pasme pavarësisht fuqisë së tyre. Kjo është në rregull për Shaqirin, megjithatë. Atij i pëlqen kjo.
“Çelësi është të kemi një paraqitje speciale si skuadër në tërësi”, tha ai para ndeshjes me Portugalinë. “Nuk ka Cristianos në skuadrën tonë, ne kemi nevojë që e tërë skuadra të jetë e suksesshme. Nëse të gjithë ne qëndrojmë të bashkuar, të gjithë luajmë në nivel të lartë, jam i sigurt që do të kemi mundësi ta kalojmë edhe këtë fazë”.
Shaqiri ka të drejt: Ai nuk është Cristiano. Për sa i përket statistikave, trofeve, ndjekësve në Instagram, asnjë prej këtyre. Ronaldo është një ikonë e kësaj ndeshje, derisa Shaqiri që ka fituar më shumë së dy herë Ligën e Kampionëve është thjesht një kategori tjetër.
Por, çfarë kanë këta të dy të përbashkët është rëndësia që ata kanë për Kombëtaret e tyre. Të dy janë duke e bërë këtë gjë për një kohë të gjatë.
Shaqiri ka qenë titullarë për Zvicrën për më shumë së një dekadë. Botërori në Katar është i katërti i tij dhe sigurt mund të thuhet se ndikimi i tij në Botëror ka qenë i madh këto vite.
Ai ka shënuar katër gola në Botëror, duke e vendosur atë në nivel të futbollistëve të mëdhenj si; Romario, Zinedine Zidane, Garrincha, Raul, Geoff Hurst, Michel Platini… si dhe shumë të tjerë.
Tre golat e parë të tij erdhën me një het-trik kundër Hundurasit më 2015 pasi që ishte paraqitur vetëm një herë në Botërorin e parë. Het triku i tij është i 51-ti në historinë e Botërorëve dhe ndihmoi Zvicrën që të kalojë në rrethin e eliminimit direkt.
“Het-triku, topin nga 2014 ende e kam në shtëpi”, ka thënë Shaqiri para se të filloj gara në Katar. “Është një kujtim i mahnitshëm që unë nuk do ta harrojë”, transmeton GazetaExpress.
Më 2018, Shaqiri edhe një herë doli në qendër të Botës kur shënoi gol kundër Serbisë dhe u dënua për veprime politike. Ne të gjithë e dimë çfarë ndodhi: goli i famshëm, festimi me fitore, diskursi gjeopolitik. Shaqiri ishte zemra e tërë këtyre ndodhive, natyrisht, është së ai e bën me Zvicrën.
Pra, kush tjetër do ta shënonte golin eparë për Zvicrën në një rimeç me Serbinë këtë vit në Katar? Natyrisht, ishte Shaqiri, edhe pse shumë më i pjekur me 31 vitet e tij ai shënoi dhe nuk shkaktoi kaos me festimet e tij, edhe nëse kaosi nuk u evitua minutat e mëvonshme.
Paraqitja e tij në Katar ka qenë pikërisht e tillë: e pjekur. Ai luajti dy ndeshje në fazën e grupeve, duke shënuar një gol kundër Serbisë derisa asistoi në golin e Breel Embolo për ta fituar ndeshjen kundër Kamerunit. Ai kishte pushuar në ndeshjen e Zvicrëës kundër Brazilit, të cilën ata e humbën rastësisht.
Tani, Zvicra janë duke shikuar për ndeshjen e radhës në 1/8-ën e finales, të pestën me radhë në gara ndërkombëtare. Aty, ata do të takohen me Ronaldon, një nga pak futbollistët e mbetur në këtë garë që do të shtyhet me të cilin do të shtyhen për golat e shënuar në Botëror.
“Ne dimë si t’i mposhtim ata”, deklaroi Shaqiri, duke ju referuar fitores 1-0 në qershor kundër skuadrës së Fernando Santos. “Do të jetë një ndeshje tërësisht tjetër. Do të këtë më shumë presion në të dyja skuadrat, kushdo që humbet do të shkojë në shtëpi. Do të jetë një ndeshje shumë e mirë”.
“Portugalia janë favorit, por ne e shohim shembullin e Argjentinës (kundër Australisë) ku të gjithë menduan që ata kanë një ndeshje të lehtë por u përballën më shumë vështirësi. Vetëm të mendohet që Australia i bën problem Argjentinës është shumë, por ne me një ndeshje speciale nga ana e jonë, mund t’i shkaktojmë shumë probleme Portugalisë”.
Ata kanë futbollistë që mund ta bëjnë këtë. Pavarësisht që janë jo favorit, Zvicra ka shumë talent në skuadrën e saj.
Aty është Granit Xhaka, ylli i patrembur i Arsenalit që di t’i kthejë ndeshjet në anën e skuadrës së tij. Aty është Embolo, sulmuesi i Monacos që di të vrapoj pas mbrojtjes. Yann Sommer është një portier fantastik, që janë disa nga emrat që luajnë në ligat më të njohura në Europë.
Ironike, megjithatë, do të jetë që një lojtar që u largua nga Europa mund të jetë çelësi që ta mposht Ronaldon me shokë, pasi që ylli portugez raportohet se po ashtu Vitin e Ri do ta vazhdojë jashtë kontinentit të Europës.
Pasi që ka fituar gjithçka në Europë, Shaqiri kaloi në MLS për t’ju bashkuar Chicago Fire pas një kohe jo të mirë që pati në Lyon të Francës. Pavarësisht një sezoni të vështirë në Fire, Shaqiri po shkëlqen atje ku ka bërë që skuadra e tij të shënon disa gola, me të që ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë 11 asiste në sezonin debutues.
Forma e Shaqirit në MLS e tregon se kjo, në fakt, mund të jetë kënga e fundit e tij e mjellmës. Fitore apo humbje kundër Portugalisë, Shaqiri mund të luajë edhe në një garë tjetër ndërkombëtare, pasi që përpara ka edhe dy të tilla.
Të martën në mbrëmje do të jetë momenti i tij më i madh. Ai është përballur me Messi në këtë fazë, pasi që luajti me Argjentinën më 2014. Më 2018, krejt në fund humbi ndaj Suedisë duke mos arritur në çerekfinale.
Ai tani do të luan kundër Ronaldos dhe Portugalisë, por a do të jetë ky viti i Shaqirit dhe Zvicrës që me në fund ta kalojnë pengesën? A munden zviceranët të jenë ata që do ta largojnë nga Botërori i fundit Ronaldon?
Ata shpresojnë kështu, me Shaqirin si udhëheqës, ata kanë një fitues ndeshjes që gjërat e pamundura i bën të mundura. /