Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot komandantin e Kontingjentit Turk në kuadër të KFOR-it, kolonel Recai Yilmaz.
Këtë e ka bërë të ditur ministri Mehaj përmes një postim në Facebook.
Mehaj ka thënë se mbështetja e Republikës së Turqisë si vend partner i Kosovës dhe anëtar i NATO-së është shumë e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.
“Në shenjë mirënjohje dhe partneriteti, sot prita në takim komandantin e Kontingjentit Turk në kuadër të KFOR-it, kolonel Recai Yilmaz të shoqëruar nga këshilltarja, kolonel Sevilai Camur”, ka shkruar Mehaj.Me këtë rast, Mehaj e ka uruar Kolonel Yilmaz për marrjen e detyrës së re me përgëzimet për bashkëpunim të vazhdueshëm për suksese të përbashkëta.
“Lidhur me bashkëpunimi aktual në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve si dhe bashkëpunimin e FSK- së me kontingjentin turk në Kosovë, e vlerësuam në nivel të shkëlqyeshëm dhe u dakorduam që të vazhdojmë e rrisim edhe më shumë në të ardhmen”, ka shkruar tutje Mehaj.
Postimi i plotë: