Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, teksa ka konfiskuar drogë dhe municion.
Sipas njoftimit të policisë, hetuesit policor si rezultat i hetimit të një rasti të mëhershëm ku janë aplikuar edhe masat e veçanta, sot në një operacion të shpejtë policor ka ndaluar një veturë ku kanë qenë dy të dyshuarit e lart cekur dhe pas kontrollit në trupin e njërit nga të dyshuyarit është gjetur sasi e lëndës së dyshuar narkotike të llojit heroinë.
Pas gjetjes dhe konfiskimit të substancës narkotike në fjalë, policia ka realizuar kontroll edhe tek shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar sasi të tjera të substancave të dyshuara narkotike dhe municion.
“Pas kontrollit në trupin e të dyshuarit nr.1 është gjetur dhe konfiskuar sasi e lëndës së dyshuar narkotike e llojit Heroinë, pastaj në konsultim me prokurorin kujdestar dhe me urdhër të GJPP është realizuar kontroll tek shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë relevante si në vijim: Kokainë në peshë 234.3 gram, Heroinë në peshë 412.6 gram, Njëzet e nëntë (29) fishek kal.9mm, si dhe Tre (3) telefona mobil. Dyshohet se substancat narkotike kanë qenë të destinuara për tregun lokal. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia mbetet e përkushtuar në parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe veprave penale në vend, duke thënë se do të luftohet pa kompromis ndaj atyre që merren me abuzimin e substancave narkotike.
Njoftimi i plotë: