Në emisionin “Politiko” komentatori politik Milaim Zeka ka komentuar situatën e fundit së krijuari në veri të Kosovës
Zeka ka thënë se njerëz shumë të afërt të Kurtit i kanë thënë se edhe në rast se shkon veriu punë e madhe.
“Sot kam ardhur nga Stokholmi dhe kam qenë me njerëz shumë shumë të afërt të Albin Kurtit. Beso që kur ata ma kanë thanë se edhe në rast se shkon veriu, punë e madhe. Kjo është më të vërtetë shqetësuese. Momentin kur doli ideja për shkëmbim territoreve pikërisht këta njerëz u ngritën e shpallën Donald Trump, Shtëpinë e bardhë, Thaçin e të gjithë tradhtar. Sot jemi në një moment kur ia kemi dorëzuar veriun Vuçiqit.”, ka deklaruara Zeka.