Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të mbajë konferencë për media.
Njoftimi është bërë përmes një komunikate për media, derisa thuhet se konferenca do të mbahet në orën 17:00, në objektin qendror të MPB-së.
Ndryshe, sot gjatë ditës Sveçla u lajmërua nga Ura e Ibrit, duke thënë se Kosova ka kapacitete për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
Në anën tjetër, shtyrje të zgjedhjeve ka kërkuar ambasadori amerikan.