Papa Françesku e krahasoi atë që po ndodh në Ukrainë me një operacion nazist që vrau dy milionë njerëz, shumica hebrenj, në dy vitet e para të Luftës së Dytë Botërore. Ati i shenjtë bëri apel për të shtuar përpjekjet për paqe.
“Të hënën e kaluar, qendra për marrëdhëniet mes Katolikëve dhe Hebrenjve në Universitetin katolik të Lublin, përkujtoi përvjetorin e “Operacionit Reinhardt”.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai rezultoi në shfarosjen e pothuajse dy milionë viktimave, kryesisht me origjinë hebre. Kujtimi i kësaj ngjarjeje të tmerrshme le të zgjojë synimet dhe veprimet e paqes tek të gjithë. Historia po përsëritet. Ne shohim tani se çfarë po ndodh në Ukrainë. Le të lutemi për paqe”, tha Papa.