“Edhe po ta dërgojmë të gjithë Policinë, FSK-në, EULEX-in dhe KFOR-in në veri, nuk mund t’i detyrojmë serbët të votojnë”

“Edhe po ta dërgojmë të gjithë Policinë, FSK-në, EULEX-in dhe KFOR-in në veri, nuk mund t’i detyrojmë serbët të votojnë”

Analisti, Visar Ymeri ka deshifruar deklaratat e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovener i cili ka thënë “nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës”.

Por këto deklaratat, Ymeri ka thënë se Hovener “është duke folur ma shumë për bojkotin e komunitetin serbë ndaj zgjedhjeve të jashtëzakonshme sesa domosdoshmërish për aktet e vonë të dhunës e shpërthimet e shok bombave apo çka do që të të kenë qenë ato, por edhe këto janë mjet që pamundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve”.

“Edhe po t’i organizonim ne si Republikë e Kosovës, zgjedhjet sipas afateve kushtuese, bojkotimi i zgjedhjeve ashtu siç po flitet do t’i bënte këto zgjedhje në një farë mënyrë jo validë sepse këto janë komuna me shumicë serbe në Kushtetutë si të tilla edhe dihet qartë se si udhëhiqen ato edhe si zgjedhën udhëheqësi për to”, ka sqaruar Ymeri.

Sipas tij, “edhe po ta dërgojmë të gjithë Policinë e Kosovës në veri edhe FSK-në edhe EULEX-in e KFOR-in ne nuk mund t’i detyrojmë serbët të votojnë. Përveç nëse jemi të bindur që mos pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje mund të jetë e lidhur kërcënimet që vijën nga grupet kriminalë edhe ne iu largojmë atë frik, e të cilën nuk besojë që kemi arrit me bo”.

Related Articles