Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur sot në fshatin Rakosh të Istogut. Si pasojë në vendin e ngjarjes janë krijuar situata dramatike, pasi qytetarët kanë ndihmuar personin e aksidentuar.
Në fotografitë e siguruara nga Paparaci, shihet që kalimtarët e rastit e kanë shpëtuar pasagjerin që ishte bllokuar brenda veturës, duke e thyer xhamin e veturës dhe duke e ndihmuar që të dalë jashtë veturës.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.