Tërmkolli: Albin Kurti i konferencave, tipik për anëtar OJQ-je!

Tërmkolli: Albin Kurti i konferencave, tipik për anëtar OJQ-je!

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka adresuar në drejtim të kryeministrit, Albin Kurti një sërë kritikash.

Ajo ka thënë se përderisa Kurti do të duhej të kishte prioritet sovranitetin e integritetin territorial, ai prioritet po e bën tendencën për të treguar se është më i mençuri.

“Albin Kurti i konferencave, seminareve e samiteve. Partiake e majtiste, kuptohet.Tipike për një anëtar të devotshëm të një OJQ-je, por jo për një Kryeministër. Të një shteti të pa bërë plotësisht, me probleme të mëdha, ndër më të rëndat në 10 vjeçarin e fundit. Me sulme të rënda nga Serbia e me gabime të shumta nga Qeveria.Në rrezikimin e vendit, të sovranitetit e integritetit territorial, Kryeminstri gjenë kohë të mjaftueshme, të tepërt, për të vrapuar pas çdo konference. Natyrisht, e ka me rëndësi, prioritet mbi prioritete, të duket më i mençuri” shkruan Tërmkolli.

Related Articles