Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia ka të ngjarë që duhet të arrijë marrëveshje në lidhje me Ukrainën në të ardhmen, por ndjehet e tradhtuar nga prishja e marrëveshjeve të Minskut.
Putin tha se Gjermania dhe Franca – të cilat ndërmjetësuan marrëveshjet e armëpushimit në Minsk midis Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore në vitin 2014 dhe 2015 – kishin tradhtuar Rusinë dhe tani po e furnizojnë Ukrainën me armë, shkruan Reuters.
Në një intervistë të botuar në revistën gjermane Zeit të mërkurën, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel tha se marrëveshjet e Minskut kishin qenë një përpjekje për t’i “dhënë Ukrainës kohë” për të ndërtuar mbrojtjen e saj.
Duke folur të premten në një konferencë shtypi në Kirgistan, Putin tha se është “i zhgënjyer” nga komentet e Merkelit.