Trajneri i Marokut: U thashë para ndeshjes, ne do të shkruajmë historinë për AFRIKËN!

Trajneri i Marokut: U thashë para ndeshjes, ne do të shkruajmë historinë për AFRIKËN!

Maroku ka bërë befasinë e jashtëzakonshme në çerekfinale të Kupës së Botës.

Kombëtarja afrikane ka kaluar në gjysmëfinale duke triumfuar me rezultat 1 me 0 ndaj Portugalisë.

Ishte një gol i realizuar nga El Nesyri që i dha fitoren historike kombëtares së tij, duke kaluar për herë të parë në këtë fazë të Kupës së Botës.

Trajneri i kësaj kombëtarje, Walid Regragui ishte shumë i emocionuar pas ndeshjes dhe foli shkurt në prononcimin e tij.

“U thashë para ndeshjes, ne do të shkruajmë historinë për AFRIKËN. E merituam kalimin tutje”, tha ai.

Në gjysmëfinale, Maroku do të përballet me fituesin nga ndeshja mes Francës dhe Anglisë.

Related Articles