Gjilanasi në gjendje të dehur shan e ofendon nënën e tij, ajo e denoncon në Polici

Gjilanasi në gjendje të dehur shan e ofendon nënën e tij, ajo e denoncon në Polici

Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha të rinjve kosovarë, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në rrugen ‘Gjon Sereqi’ në Gjilan, ku djali dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Sinjali mëson se gruaja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se djali i saj 30-vjeçar në gjendje të dehur e ka ofenduar dhe sharë me fjalë të rënda. Pos kësaj ai ka shkaktuar dëme materiale në shtëpi, pasi ka demoluar orenditë shtëpiake.

E frikësuar dhe e shqetësuar nga fjalët e djalit i cili e kërcënoi se do ta dëbojë nga shtëpia, ajo ka kërkuar ndihmën e Policisë. I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ai do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’

Related Articles