Barcelona nuk është duke e menduar më transferimin e Georginio Wijnaldumit.
Mesfushori holandez nga vera e kaluar lidhet me një kalim te skuadra katalunase, me Ronald Koemanin që e dëshiron ribashkimin me të.
Dyshja holandeze duket se nuk do ta jetësojnë ribashkimin e tyre qysh nga kombëtarja, pasi Barcelona nuk e ka më prioritet transferimin e tij, raporton Mundo Deportivo.
Blaugranasit do të shikojnë opsione të tjera, mirëpo edhe një shikim nga afër të zhvillimit të Ilaix Moribas.
Wijnaldum ka refuzuar deri më tani rinovimin e kontratës me Liverpoolin dhe mund të largohet si lojtar i lirë.
Një tjetër opsion për holandezin është edhe Bayern Munichu, me agjentin e tij që nuk e ka përjashtuar marrëveshjen e mundshme.