MSH: Deri sot janë dhënë 50 mijë e 176 doza të vaksinës ndaj COVID-19

MSH: Deri sot janë dhënë 50 mijë e 176 doza të vaksinës ndaj COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se dje në Kosovë janë vaksinuar 4 mijë e 67 persona kundër COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Kurse në total sipas MSH-së deri më tash janë dhënë 50 mijë e 176 doza të vaksinës.

Njoftimi i plotë:

Po vijon vaksinimi në të gjitha njësitë e vaksinimit nëpër qytetet e Kosovës, për personat mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike eKosova dhe sipas listave në dispozicion të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare.

ℹ️ Ditën e djeshme janë vaksinuar 4.067 qytetarë, ndërsa prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 50.176 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.

Related Articles